STORY/ Detaje të reja për Davide Pecorellin, misteri që mbulon “vdekjen” e tij

Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq në makinën e djegur në Pukë.

Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristos pas tetë muajsh kërkime në Shqipëri dhe Itali.

Gazetat italiane zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze.

Me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 8 muajsh, një tërheqje parash u bë të dielën në mbrëmje, nga ATM e një banke në Romë.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit.

Për hetuesit në Peruxha kjo ishte dëshmi se sipërmarrësi italian mund të ishte gjallë dhe tashmë i kthyer në Itali.

Pecorelli duket se kishte dhe përdorte dokumente të rreme. Ai i dha ato në një hotel në Giglio, të mërkurën në mbrëmje, por edhe kur mori një gomone me qira. Ai po ashtu kishte fshehur një patentë shoferi të vërtetë.

Policia pyjore e ishullit kreu një kontroll në dhomën e hotelit, sekuestroi dokumentin e falsifikuar dhe objekte të tjera.

Se si arriti në Itali nga Shqipëria është ende një mister. Megjithatë disa detaje dhe mistere po zbulohen hap pas hapi.

Anija e Pecorelli e gjeti veten në vështirësi të premten pasdite, në brigjet e Giglio. Varka e patrullës e shpëtoi atë. Ai dukej si i braktisur: me flokë shumë të hollë, të rrëmujshëm, të gjatë. Ai i tha ushtrisë se ishte Davide Pecorelli dhe se ai donte të fliste me prokurorin e Peruxhias, i cili kishte hetuar zhdukjen e tij që nga muaji janari.

Dje në mëngjes, ushtria e shoqëroi në Piombino dhe e identifikoi Pecorrellin.

Të hënën pasdite (nesër) një seancë është caktuar para zv.prokurorit Giuseppe Petrazzini. Ka gjasa që Pecorrelli të rrëfejë si e inskenoi zhdukjen e tij në Shqipëri, si dhe pse u dogj makina e tij në Pukë dhe si mbijetoi 8 muaj si “i vdekur”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.