Universitetet/ Deri më 3 gusht vijojnë aplikimet. Ja si t’i zgjidhni degët

Ditën e enjte, 29 korrik, nisën aplikimet për vijimin e studimeve në arsimin e lartë dhe afati për të renditur 10 degët e preferuara është deri më 3 gusht.

Gevio Tabaku, studenti që kujton maturën e vitit 2018 dhe u përball me dilemat e përzgjedhjes së programeve të studimit, u ka ardhur në ndihmë maturantëve me krijimin e një sistemi online që përllogarit se cilat degë ata mund të fitojnë.

“Kam qenë edhe vetë maturant. Kam kam hasur vështirësi në marrjen e informacionit. Kjo më shtyu të krijoja portalin që të ndihmoj bashkëmoshatarët e mi që të kenë lehtësira në rrugëtimin e tyre drejt universitetit. Mendoj se maturantët janë në dilemë dhe ndihen në udhëkryq për të vendosur degët dhe çfarë degësh mund të fitojnë, ndaj sistemi do t”ju shërbejë për t’u siguruar për zgjedhjet e tyre”, shprehet ai.

Por si funksionon ky sistem dhe ku mund ta gjejnë maturantët?

Mjafton që ata të shkojnë te portalistudentor.al në web. Mund ta hapin edhe nga telefoni dhe të klikojnë ”Gjej Universitetin”. Do të hapet faqja ku u kërkohet mesatarja e gjimnazit edhe mesatarja e provimeve të Maturës, dhe më pas maturantët duhet të shtypin butonin merr rezultatet dhe këtu afishohen të gjitha degët e mundshme që ata mund të fitojnë në universitete të ndryshme të vendit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.