“Derë më derë”/ Manastirliu në Durrës, apel qytetarëve q ëtë vaksinohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon me nismën e saj derë më derë për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.

Manastirliu këtë të mërkurë ka qenë në Durrës në zonën e Spitallës ku ka takuar qytetarët dhe ka treguar rëndësinë që ka vaksinimi i të gjithëve.

Ndërkohë kujtojmë se herë pas here ministrja bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të marrin dozat e vaksinës anti Covid.

“DERË MË DERË

Spitallë – Me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, për të folur sy më sy me banorët e kësaj zone, për rëndësinë e vaksinimit anticovid, në këtë Aksion Kombëtar në Mbrojtje të Jetës dhe Shëndetit

#VAKSINOHU

#JetaJoteVLEN”, shkruan në Facebook Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.