Deputeti i Lushnjës: Po shikojmë satelitët, por s’po na ndizen traktorët

Protestës së fermerëve përpara Kuvendit i është bashkuar edhe deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi.

Duke theksuar se fermerët kanë nevojër për mbështetje, Korreshi shtoi se po diksutohet për satelitë, ndërsa plugu dhe traktorët nuk ndizen.

“Po të them që nëse pretendojmë të barazohemi me rajonin, ai jep mbi 70 milionë euro, ne japim 3.2 miliardë lekë. Gjysma e tyre për reklama e seminare. Ndërkohë që fermeri do lekë në dorë. Çdo fermer që shkon në treg t’i ketë të listuara çmimet.

Unë jetoj përditë në Lushnjë. Pjesën dërrmuese të këtyre zotërinjve, përveçse më kanë dhënë votën, më kanë rritur. Me fëmijët e tyre jemi shokë sot. Sot po lënë serat dhe po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për këto sera. Këta duhet të vijnë këtu që ju si media t’u bëni jehonë. Këta fermerë kanë nevojë t’u japim zë. Kaq e zëshme është për t’i dëgjuar këta.

A është kaq problem që Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë nga taksat e tyre? Po si more nuk i dëgjojnë? Me këtë ecuri, me këtë buxhet që po kalojnë sot këta, janë të falimentuar.

Ne po shkojnë te satelitët dhe kemi plugun atje që s’po ndizet. Këta nuk marrin as koston, jo vetëm krahët e punës. Vit për vit ishalla dalin jek e jek. Shalqiri iu kalb, asnjë s’e dëgjoi. Qeveria nuk çoi një grup të verifikonte e të rimbursonte fermerët”, tha Korreshi.

Fermerët u shprehën se pas takimit do të zhvendosin protestën në Lushnjë dhe do bllokojnë rrugët.

“Këtë protestë që po bëjmë këtu do e zhvendosim në Lushnjë. Do bllokojmë dhe rrugët dhe të mos na bjerë nesër qindra forca policie. S’jemi mafiozë droge. Fill pas bisedimeve me kryeministrin do konsultohemi dhe fillojmë direkt atje”, shtoi një fermer.

“Ne fermerët kemi qenë si fëmijët e njerkës”, tha një tjetër.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.