Denoncimi ‘bombë’ i Berishës: Basha, pas kompanive të basteve

Nga takimi i Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ai zotëron kompanitë e basteve në emër të kompanisë së gruas së tij.

Berisha tha se ai qëndron pas kompanive të basteve. Berisha tha se Baton Haxhiu e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet. Sipas tij, kjo tregon edhe njëherë angazhimin e Beogradit në vendin tonë.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. ‘Ballkani i Hapur’ është nga alfa te omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendosi ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë. I tha ‘hajde me vrap dhe më zgjidh problemin’.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.