Dënimi i Llallës, reagon Kim: U vendos drejtësi, askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA nê Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dënimit me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

‘Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Kim.

Llalla u dënua përfundimisht me dy vite burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dy vjet burg për Llallën, si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.