Dënimi i Çekajt, avokati: Gjykata është kthyer në noter të prokurorisë. Nuk e la të flasë

Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia ka folur pas dënimit të klientit të tij duke thënë se gjykata është kthyer në një notere të prokurorisë. Sipas tij, klienti u dënua pa prova dhe nuk u la të fliste në konkluzionet përfundimtare.

“Kjo gjykatë është kthyer në noter të Prokurorisë, po për të ardhur keq se mbrojtja e të drejtave të njeriut në konceptin penal shkelen në të dy këmbët në një gjykatë që s’ma lejon edukata, denon një njeri pa asnjë provë. Jo vetëm kjo po nuk i dha as të drejtën të mbrohet në konkluzionet përfundimtare Nuk e la të flistë në konkluizionet përfunditare”, tha Haxhia.

Arbër Çekaj, biznesmeni i bananeve ku u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës u dënua me 14 vite burgim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.