Foltorja/ Demokrati “gozhdon” Berishën. Ja çfarë i thotë

Sali Berisha është ndalur në Korçë, me “Foltoren” e tij, ku ka hedhur sërish akuza ndaj kreu aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë, pasi Berisha përfundoi akuzat e tij, fjala u mor nga demokratët e pranishëm.

Një prej tyre u tregua i rreptë me Berishën, kur i tha se e pranon ndjesën e tij, por” kjo nuk ndryshoi asgjë”.

Qytetari: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë ‘marsh nga ditët tona’. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar, dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje. Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, pas 8 vitesh për gabime të njëpasnjëshme të Bashës. Dëmi është bërë. Në 2013-n u emërua se ishte djalë i ri evropian, por në 2017-n ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kokë. Pastaj doli nga Parlamenti.

Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen. Do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë. Për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen. Kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë. Asnjë tjetër përveç dy personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni. U thashë që gara ishte e hapur”, tha Berisha. 

Në të gjitha takimet e zhvilluara, Berisha e ka akuzuar Bashën për tradhti ndaj demokratëve dhe pengmarrje nga kryeministri Rama.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës. 

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.