”Delta” mes nesh, ISHP: Mutacione të ndryshme në qarkullim

Varianti ”Delta” i Covid-19 duket se është përhapur pothuajse në të gjithë Europën. Në Institutin e Shëndetit Publik janë shtuar testet e dyshuara për prani të variantit ”Delta” dhe mutacioneve të tjera. Ato vijojnë të dërgohen në Berlin nga ku pritet konfirmimi për tipin e variantit që ka hyrë në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë dha sinjale për prezencën e ”Deltës” edhe në vendin tonë. Autoritetet vijojnë thirrjet për rritjen e vaksinimeve dhe marrjen e të dyja dozave pasi në muajin gusht mbarë Europa do të dominohet nga varianti ”Delta”, i cili është shumë i transmetueshëm, por më pak agresiv.

”Ne duam të konfirmojmë me evidencë nëse këto mutacione që kemi verifikuar në laboratorin tonë paraqesin interes, pra nëse janë Delta, Gama apo tip tjetër i koronavirusit. Specialistja e survejancës laboratorike tregon se nga infektimet e reja, çdo ditë ka raste të dyshuara me variantin ”Delta” apo dhe mutacione të tjera. Nga ato pak raste që rezultojnë pozitive me Covid-19, kemi një dyshim shumë të arsyeshëm që ka një mutacion dhe lëvizje të re në lidhje me teknikën e identifikimit. Sikurse raportohet dhe nga OBSH, në Evropë 33% e rasteve që shihen në rritje të pozitivitetit janë raste të Deltës. Jemi kontinenti më i prekur dhe në dyshimet tona bën pjesë dhe Shqipëria. Presim evidencat nga Gjermania që të dalim zyrtarisht”, tha ajo.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.