Deklarata e papritur/ Çfarë thotë Haradinaj për kryeministrin Rama
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar sot në televizionin “Ora News” edhe marrëdhënien e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Haradinaj zbuloi se, ende nuk kanë arritur ta rikthejnë komunikimin mes tyre.
“Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu, të prishur, mes nesh, për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptarë kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me kryeministrin Rama. Ende nuk kemi arritur ta rikthejmë komunikimin. Unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarëshqiptar, por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës, sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime, por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe, për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me kryeministrin Rama”, tha Haradinaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.