Degjeneron situata në Baldushk, një grua humb ndjenjat

Ka agravuar situata në zonën e Baldushkut, ku dhjetëra banorë janë duke u përplasur me punonjësit e policisë, të cilët pretendojnë se po u merret toka me pa të drejtë.

Një gruaje i ka rënë të fikët, si pasojë e përplasjeve, ndërkohë që në ndryshim nga sa thuhet nga Bashkia, se toka po iu merret për të ndërtuar banesa për qytetarët e prekur nga tërmeti, pronarët thonë se aty do të ndërtohen 52 vila.

Sipas banorëve, ata tokën e kanë të trashëguar dhe beteja me bashkinë ende nuk ka marrë fund në gjykata.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.