Debatet për ‘Prefektin’/ Teatri Kombëtar fshin nga ‘Facebook’ veprën

Debatet dhe indinjimi i pasardhësve të Qazim Mulletit ka bërë që Teatri Kombëtar të fshijë nga faqja e “Facebook” videon e rileximit artistik të komedisë “Prefekti”. Pak ditë nga shfaqja online, e cila ngjalli reagimin e shoqatës “Tirana”, si dhe të pasardhësve të Qazim Mulletit, duket se Teatri Kombëtar ka reflektuar duke e hequr nga “Facebook” shfaqjen.

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit.

Shoqata Tirana deklaroi se do t’i drejtohej edhe Ministrisë së Kulturës që të hiqej zyrtarisht nga transmetimi shfaqja “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist, e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

Edhe pasardhësit e Qazim Mulletit u shprehën të fyer dhe deklaruan se nga ish-prefekti i Tiranës ka qenë një intelektual që dinte 5 gjuhë të huaja, që kishte shpëtuar hebrenj duke theksuar se bashkëpunimi me pushtuesin ishte institucional.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.