Dhunë e kaos në kryeqytet, protestuesit thyejnë xhamat e ambasadës zvicerane dhe Komisionit Zgjedhor
Protestuesit nuk kursejnë asgjë. Qytetarët që kanë pushtuar rrugët e Tiranës prej më shumë se 2 orësh kanë sulmuar ambasadën zviceriane që ndodhet në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’.
Protestuesit kanë thyer xhamat e vendqëndrimit të rojes së ambasadës në hyrje të selisë diplomatike në Tiranë, teksa dyshohet se mjete të forta të jenë hedhur edhe në ambientet e brendshme të saj.
Ndërkohë, thyerje xhamash dhe dëmtime të rënda janë shënuar edhe në godinën e Komisionit Zgjedhor, teksa marshimi i qytetarëve po zhvillohet në rrugën e Elbasanit.
Sorry, the comment form is closed at this time.