Dalin përgjigjet e analizave për ujin në Krujë/ ISHP jep detaje

Nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku e cilësoi sot situatën shëndetësore të banorëve në Krujë, një epidemi të shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh.

Sipas tij, kjo gjë ka bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës.

Në një deklaratë për mediat, Ulqinaku shpjegoi se nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që, në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës kishte prani të bakterit enterokok, i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale të banorëve.

“Instituti i Shëndetit Publik e ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë që solli një numër të lartë personash me çrregullime gastrointersinale. Kjo situatë do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.

Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok, i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur.

Nga ana tjetër, më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës.

Mendojmë që është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe që kanë bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës. Këto janë rezultatet zyrtare”, deklaroi Ulqinaku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.