Detaje të tjera nga vrasja e të riut Rasha/ Polici Hadëraj ka kërkuar përforcime në fillim

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hadëraj.

Mësohet se polici Hadëraj, në orën 01:09 të ditës që ka ndodhur ngjarja, ka kërkuar përforcime, pasi ishte në ndjekje të një personi.

Vetëm 3 minuta më vonë, ai ka kërkuar një ambulancë në vendngjarje, duke mos e specifikuar arsyen e kërkesës.

5 minuta më vonë është raportuar se polici kishte përdorur pistoletën e tij.

‘Njoftimi në sallë operative është dhënë në orën 01:09 minuta të 8 dhjetorit, patrulla ka njoftuar se po ndiqte një person, ndërsa 3 minuta më pas kanë kërkuar ambulancën, po pa dhënë arsye pse e kërkojnë.

Në 01.14 minuta është njoftuar në sallë përdorimi i armës së zjarrit nga punonjësi i policisë. 25-vjeçari është çuar në spital dhe mjekët kanë konstatuar se personi është i pajetë.

Në 01:23, i riu Rasha është shpallur i vdekur’, shkruan BW.

Në foto Nevaldo Hadëraj
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.