Çudia e Voltana Ademit, mbyll derën e bashkisë me zinxhirë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.

Pasi u mbylli derën me zinxhirë atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.

Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.

Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kyçur me zinxhirë.

Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyçur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.