Ç’po ndodh në Greqi? 6 të zhdukur brenda 12 orëve

Gjashtë raste zhdukjesh janë denoncuar në Greqi brenda 12 orëve, sipas Silver Alert.

Rritja e numrit të të zhdukurve në Greqi ka ngritur shqetësim te institucionet helene, që janë mobilizuar për të frenuar këtë fenonem.

Konkretisht, dje nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në shërbimin Silver Alert janë raportuar gjashtë zhdukje të personave:

-Vounazou Eugenia-Maria, 36 vjeç

-Konstantinos Tsimagiorgis, 77 vjeç

-Skouras Leonidas, 73 vjeç

-Mahamant Ikmpal Mpout, 52 vjeç

-Rumelidis Christoforos, 84 vjeç

-Hermidis Efthymios, 77 vjeç.

Presidenti i shërbimit Silver Alert, Gerasimos Kourouklis në një intervistë për “protothema.gr” tha: “Nuk na ka ndodhur kurrë një situatë e tillë, për një kohë kaq të shkurtër të zhduken kaq shumë persona. Fatkeqësisht, numri i të zhdukurve është rritur dhe vullnetarët tanë po bëjnë çmos për t’i gjetur”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.