Covid-19/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime në Shqipëri

Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi  në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vetëm me anë të vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid-19.

“Vaksinim Vaksinim Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik.

Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid-19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.” shkruan Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.