COVID-19/Vaksina e detyruar për qytetarët? Ja ç’mendon Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur lidhur me vaksinën. Ajo u shpreh se vaksina anti-COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.

“Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për asnjë, por parësorë për t’u vaksinuar do të jenë stafi mjekësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina nuk do ta zhdukë plotësisht virusin. Që virusi të zhduket plotësisht si të gjitha viruset e tjera, duhet të vaksinohet e gjithë popullata. Vaksina, padyshim që është një armë e fortë, por i rëndësishëm mbetet zbatimi i masave në fuqi. Vaksina do të ulë numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve, por masat duhen respektuar”, tha Bino për “Report Tv”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.