COVID-19/ Ulje e lehtë e rasteve në Itali, del bilanci ditor
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë Italiane ka publikuar bilancin ditor të pandemisë në vend dhe bën me dije se nga 118 mijë tamponë të kryer, 12,756 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu 499 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e rritur numrin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 61,739.
Sipas informacioneve, vijon të ketë ulje të numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe shtim të pacientëve në repartet e tjera të spitaleve.
Rajoni me më shumë raste ditore është ai i Venetos.
Sorry, the comment form is closed at this time.