COVID-19/ Tritan Shehu: Më në fund qeveria filloi të belbëzojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar vendimet e komitetit teknik të ekspertëve lidhur me situatën e pandemisë në vend.
“‘Komiteti teknik’ sot vendosi ‘detyrimin’ e vaksinimit, por pa përcaktuar detyrimet e shtetit për këtë, në mbrojtje të efikasitetit e të shëndetit të qytetarëve:
1-Kjo procedure mund te programohet vetem atehere kur per shqiptaret do te aplikohen ekskluzivisht vaksina te sigurta te miratuara nga EMA, dhe asgje tjeter, gje qe kerkon mbi 5 milion doza te tilla per imunizimin ne terresi. Ndryshe ky ‘detyrim’ perben nje blla blla blla e deri nje veper penale te rende, qe ve ne rrezik me detyrim shendetin e qytetareve.
2- Nuk flitet per domosdoshmerine e rivaksinimit me dy doza te certifikuara te gjithe atyre, qe deri me tashti jane vaksinuar me ato vaksinat e pacertifikuara, kineze apo ruse.
Ndryshe pika e pare e vendimit nuk ka asnje kuptim e efikasitet.
3-Ky ‘komitet’ nuk deklaron uljen e moshes se mundesise se vaksinimit ne 12 vjec, megjithese pranon rritjen e semundeshmerise ne moshat e reja.
4- Nuk thote asgje per apilikimin e dozes se trete, qe tashme po behet protokoll ne shume vende.
5- Nuk thote asgje per masat e tjera te gjera e te domosdoshme ndaj Kujdesit Paresor, Spitalorit, Reanimacioneve, Laboratoreve, testimeve, mbrojtjes se personelit shendetesor e deri te ato gjera per qytetaret.
Pra megjithese duket si nje fillim zgjimi nga letargjia, perseri ngel vetem ne percatje gjate gjumit!
Sorry, the comment form is closed at this time.