Covid-19 në Itali/ Mbi 149 mij137 të infektuar dhe 248 humbje jete në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Italinë fqinje janë regjistruar 149,512 raste pozitive me koronavirus nga 927,846 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit në vend qëndroi në 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi se rastet fatale për sot janë 248, duke bërë që totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 141,104.

Ndërsa, të shëruarit janë 79,207.

Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes spitalor 1,691 pacientë. Kurse në pavijonet e tjera Covid-19 janë duke marrë kujdes shëndetësor 18,719 pacientë, 349 më shumë se një ditë më parë.

Deri më tani, pozitivë për Covid-19 janë 2.5 milionë italianë. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.