Covid-19/ Manastirliu: Drejt daljes nga tuneli i pandemisë, duhet ende kujdes

Aktualisht, në shërbimin e Infektivit janë duke marrë kujdes shëndetësor për koronavirusin vetëm 20 pacientë.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në ”Facebook”.

Ndërsa, raste aktive në vende janë më pak se 200.

Edhe pse shprehet se jemi drejt daljes “nga tuneli i pandemisë”, ministrja bën thirrje për vigjilencë dhe kujdes.

Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital.

Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.”  , shkruan Manastriliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.