Covid-19/ Ky vend ka vaksinuar 100% të popullatës

Emiratet e Bashkuara Arabe janë  vendi i parë në botë, që ka vaksinuar 100% të popullatës që plotëson kriteret për tu vaksinuar kundër Covid-19.

100% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në total janë bërë mbi 23 milionë doza të vaksinës Covid-19. duke arritur vaksinimin me një dozë, në masën 100% të popullsisë dhe 92.9% është të imunizuar plotësisht.

Në këtë vend me rreth 10 milionë banorë, shumica dërrmuese e të cilëve janë punëtorë të huaj, vaksinat kundër Covid-19 bëhen që në moshën 3- vjeçare .
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë raportuar gjithsej 796,000 raste të Covid-19 dhe 2,182 vdekje, që nga fillimi i pandemisë.

/StraTirana.com

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.