Covid-19 kthehet në pandeminë e fëmijëve, mjekja: Janë rritur infektimet

Koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord infektimesh të martën, ku totali i rasteve të zbuluara në 24 ore kapërceu 2800 persona. Por përveç numrit të lart të rasteve, shqetësues është fakti se shumica e të infektuarve të rinj janë fëmijë.

“Incidenca te fëmijët 0-14 vjeç është rritur, nga të gjitha infektimet në të gjitha grupmoshat vëmë re se në këtë grupmoshë është rritur më shumë në krahasim me grupmoshat e tjera, numri i rasteve është rritur shume sidomos ata që shkojnë në kopshte në shkolla, fëmijët 0-4 vjeç disa prej tyre janë paraqitur në spital”, , tha mjekja.

Nisur nga ky fakt kërkohet që të vihet menjëherë kontakti me mjekun e familjes dhe pse simptomat në shumicën e rasteve janë të lehta.

“Shenjat janë të lehta thjeshte mund të kenë një dhimbje fyti ndërkohë të shoqeruar ose jo me temperaturë, pak dhimbje trupi dhe koke, shenja që nuk zgjasin më shume se 5 ditë dhe negativizohen më shpejt”, tha mjekja.

Duke parë rënien e kurbës së infektimeve në vendet europiane ekspertët e shëndetësisë thonë se dhe Shqipëria pritet të ndjek të njëjtin trend.

“Shpresojnë që dhe në Shqipëri se kështu ka ndodhur dhe herët e tjera, shpresojmë që numri i rasteve në ditët në vijim të ulet”, tha ajo.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen mbi 22 mijë të infektuar aktiv, shumica e të cilëve po trajtohen në banesë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.