COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi/ Jepte mësim prej 20 vitesh në Durrës
Raportohet se është ndarë nga jeta si pasojë e Covid mësuesi Fatos Cenka. Arsimtari i cili ushtronte profesionin e tij në shkollën ‘Hamallaj’ prej 20 vitesh nuk mundi të fitonte betejën me virusin.
Ka qenë zyra vendore arsimore e Durrësit ajo që ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mësuesit.
Njoftimi i shkollës:Në emër të të gjithë mësuesve të qytetit të Durrësit dua ti shpreh ngushëllimet familjes së mësuesit Fatos Cenka.Stafi i shkollës “Hamallaj”humbi një mësues që punoi për 20 vite me përkushtim pranë këtij institucioni.Fatos Cenka ka qenë një mësues i përkushtuar në punë,i aftë për të trasmetuar dije ,një prind shembullor dhe një mësues i dashur dhe i respektuar nga kolegët dhe nxënësit e tij.Ngushëllime kolegëve dhe miqve të mësuesit të nderuar të shkollës 9-vjeçare “Hamallaj”, të ndjerit Fatos Cenka.Mirënjohje për kontributin e tij të vyer prej shumë vitesh punë në shërbim të edukimit dhe formimit të shumë brezave…Shpirti i tij u preftë në paqe!
Sorry, the comment form is closed at this time.