COVID-19 i merr jetën inxhinierit elektrik (Emri)
COVID-19 i merr jetën inxhinierit Armand Spathara në Berat. Ai ishte pjesë e OSHEE-së prej disa vitesh, ndërsa prej disa ditësh ishte i shtruar te Sanatoriumi, spitali Covid-2, në intubim ku nuk mundi të fitonte luftën me sëmundjen, duke ndërruar jetë.
“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist , një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur. Me një eksperiencë prej më shumë se 20 vite ne drejtorinë e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në sektorin e dispecerisë. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre. Qofsh i parajsës Mandi”, shkruan OSHEE.
Sorry, the comment form is closed at this time.