COVID-19/ Edhe sot asnjë humbje jete, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e fundit thotë se nga 2,648 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 11 qytetarë.

MSH njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2648 testime, 24 të shëruar, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,648

Testime totale 748,916

Raste pozitive 132,426

Raste të shëruara 129,785

Raste Aktive 189

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57

Tiranë 50

Berat 28

Elbasan 14

Lezhë 12

Korçë 10

Durrës 4

Fier 4

Gjirokastër 3

Dibër 3

Kukës 2

Vlorë 2

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.