Covid-19/ Dy viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar para pak minutash të dhënat në lidhje me situatën e Covid-19 në vend, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2468 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1207 qytetarë.

Ndërkohë, si edhe ditë më parë, ka humbje jete.

Dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 1023 persona janë shëruar në 24 orët e fundit

Njoftimi i plotë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-9, Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Ministria apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar që të drejtohen në qendrat shëndetësore për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1207 qytetarë.

Ndëkohë, janë 7721 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Kavaja 85 vjeçe, një nga Durrësi, 86 vjeçe

Janë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302,311 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.