Covid-19/ 30 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: 426 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.