Covid-19/ 21 qytetarë të infektuar dhe 0 humbje jete në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan.

Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,521 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.