Covid-19/ Vetëm 114 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionet lidhur me situatën e Covid-19 në vend për 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki: 

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 114
Të shëruar në 24 orë 128
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 842

Testime totale 1,975,712
Raste pozitive 330,569
Raste të shëruara 326,129
Raste Aktive 851
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 430
Shkodër 101
Elbasan 75
Fier 54
Vlorë 54
Durrës 34

Berat 24
Gjirokastër 24
Korçë 19
Dibër 18
Lezhë 17
Kukës 1

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.