Chelsea bisedon me klubin e Premier League për huazimin e Brojës

Armando Broja përfundoi periudhën e huazimit te Southampton dhe u kthye te Chelsea. Blutë e Londrës po marrin parasysh të gjitha propozimet që vijnë për sulmuesin shqiptar, pasi ky i fundit nuk shihet si opsion për të qëndruar.

Sipas Sky Sport, së fundmi në garë është futur edhe Newcastle. Magpies dëshirojnë të kenë në skuadër Brojën dhe kanë filluar bisedimet me londinezët për një marrëveshje që përfshin huazimin e lojtarit.

Newcastle nuk është e vetme në garë, pasi informacion për sulmuesin shqiptar kanë kërkuar edhe West Ham dhe Napoli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.