Çfarë ndodhi/ Bankomati u bën ‘golin’ hajdutëve në Athinë
Grabitësit që hodhën në erë një bankomat në Pirea, Athinë i ndodhi e papritura.
I gjithë mundi dhe puna që bënë për të vjedhur eurot dështoi, falë mekanizmit anti-vjedhje të bankomatit inteligjent.
Paratë që ata vodhën janë të padobishme, nuk mund të përdoren askund në treg, pasi menjëherë pas goditjes makineria aktivizoi sistemin që i ngjyros paratë me bojë të gjelbër, lejla dhe të kuqe.
Ky quhet sistemi inteligjent i asgjësimit të kartëmonedhave.
Nëse këto para hidhen në treg, është e dukshme që janë të grabitura.
Kështu, tentativat e grabitësve janë të destinuara të dështojnë, pasi shkelja në çdo mënyrë e një bankomati, aktivizon mekanizmin që lyen kartëmonedhat, ato bëhen të padobishme dhe nuk “kalojnë” askund.
Sorry, the comment form is closed at this time.