Çfarë mund të na çojë drejt mbylljes, Brataj thotë se..

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore.

Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të respektuar masat, pasi dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi.

Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj  u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19.

I pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj sqaron se nuk përjashtohet edhe një mbyllje disajavore, por po vlerësohet situata në çdo moment.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.