Ankimimi/ Çështja “Llalla” mbërrin në Apelin e Posaçëm

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u ankimua këtë të enjte në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e cilësoi fajtor për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë dhe dënoi me dy vite burgim.

Ish-zyrtari i lartë, sipas verdiktit të gjykatës, nuk mund të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa u vendos edhe konfiskimi i disa pasurive që i pandehuri nuk i justifikonte me burime te ligjshme.

Ish-prokurori i Përgjithshëm thotë se ky vendim është i padrejtë e për këtë shkak do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë, tashmë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.