Busti i Skënderbeut, në Parkun Qendror të Budapestit

Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do të vendoset në Parkun Qendror të Budapestit në Hungari.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ndodhen për një vizitë zyrtare në Budapest, vizituan parkun, ndër më të frekuentuarit nga qytetarët hungarezë, ku Bashkia e Tiranës po kurorëzon brenda pak javësh nismën e iniciuar vite më parë.

“Kjo është një iniciativë që ka filluar që në kohën tuaj, – iu drejtua kryebashkiaku Veliaj kryeministrit Rama, – kur keni qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për të vendosur bustin e Skënderbeut në Parkun Qendror të Budapestit. Në datën 5 korrik ne do të kemi inaugurimin dhe një ceremoni në Budapest. Na është dhënë vendi qendror, tek ura që lidh dy pjesët e parkut. Busti është punuar nga Agim Rada dhe Agjencia jonë që merret me monumentet, kështu që është kontribut i Bashkisë për Bashkinë këtu. E kemi me të drejtë autori, copyright nga familja Paskali”.

Sipas Ramës, çfarë ka rëndësi është vendi i zgjedhur që nuk është një vend dosido”.

Veliaj tha se edhe mbretëresha Geraldinë do të ketë gjithashtu një monument te sheshi i Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.