“British Fashion Award” për stilisten shqiptare, Rama: Krenar për ty Nensi!
Stilistja Nensi Dojaka ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, “British Fashion Award”
Në këtë mënyrë, Nensi është shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe.
Pas këtij lajmin fantastik, ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka uruar përmes një foto të publikuar në “Facebook”.
“Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe. Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”- shkruan Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.