VENDIMI/ Britania e Madhe, masa të reja kufizuese për Krishtlindje

Kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri të ditur masat e reja kufizuese për Krishtlindje.

Ai tha se me variantin e ri COVID-19 në Britaninë e Madhe po përhapet shumë shpejt dhe duhet të merren masa. Bëhet me dije se Londra, Anglia juglindore dhe Skocia do të jenë ndër zonat që do të hyjnë në nivelin e fundit të rrezikshmërisë, 4, e ngjashme me “lockdown”.

“Përhapja po drejtohet nga varianti i ri i virusit, Duket se përhapet më lehtë dhe mund të jetë deri në 70% më e transmetueshëm se lloji i mëparshëm. Me zemër të thyer ju them se nuk mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet”, deklaroi Johnson.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.