Breçani: Kam informacione se shumica e policëve dalin në shërbim pa…

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka deklaruar se disponon informacione që shumica e efektivëve të policisë dalin në shërbim pa kamerat e trupit.

Breçani ka vënë në dukje gjatë intervistës për “Ora News”, se punonjësit e policisë punojnë aktualisht në kushte të këqija pune, ku shton se ka edhe një hetim nga Prokuroria për këtë fakt.

Breçani: Unë kam informacione që shumica e efektivëve dalin pa kamera. Kontrollohen nga sallat operative, një për kamerat lëvizëse që i kanë efektivët në trup dhe për kamerat fikse. Ky projekt është bërë që në vitin 2012, e finalizuan dhe e quajtën suksesin më të madh. Prokuroria ka filluar hetimin se përse nuk funksionojnë. Sot policia kriminale punon në kushte të tmerrshme për të kryer një veprim policor. Nuk kanë karburant, as pajisje. Duhet të zbresim në realitet që të shikojnë se çfarë nevojash kanë punonjësit e policisë që të jenë të gatshme për shërbim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.