Covid-19/ Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza

Anëtari i Komitetit Teknik,  Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid-19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga Covid-19 që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza.

“Vaksina nuk mbron 100% , edhe mund të ketë vdekje”, tha Brataj.

Në spitalet Covid po trajtohen 175 qytetarë  ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore . Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare  me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.