Brataj paralajmëron: Personeli i pavaksinuar nuk duhet lejuar në spital

kënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare është shprehur se personeli mjekësor që nuk pranon të vaksinohet nuk duhet lejuar brenda në spital.

“Nuk e kuptoj dot se si një personel mjekësor mund të jetë kundër vaksinimit. Duke qenë se shteti është i detyruar që të mbrojë qytetarët e vet, duhen shtrënguar më shumë masat për vaksinimin. Nuk jam pro gjobave. Një mjek apo infermier që nuk vaksinohet nuk ka pse të hyjë në spital, nuk ka pse të jetë në kontakt me pacientin”, deklaroi Brataj.

Sipas tij, edhe masat shtrënguese që ka ndërmarrë Komiteti Teknik duhen zbatuar.

“Shpresoj që të jemi më këmbëngulës dhe seriozë në masat që merren. Sepse nuk ka kuptim të vendosësh masa dhe të mos zbatohen. Ne nuk po marrim masa shumë të ashpra”, theksoi Brataj.

Në lidhje me variantin e ri Omicron, kreu i Urgjencës Kombëtare tha se është më i transmetueshëm dhe duket sikur kalon me simptoma më të lehta sesa Delta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.