Brataj: “Receta” për të trajtuar koronavirusin në kushte shtëpie

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare bën thirrje që, të infektuarit me koronavirus të mos marrin antibiotikë dhe kortizonikë që në fillim të infektimit.

“I marrin ilaçet që në fillim, dikush do të përfitojë e të ka dhënë një qerre me ilaçe. Nëse receta që unë jap është pa vulë nuk është nga institucioni. Në momentin që mjeku është në punë, ka detyrë të përfaqësojë institucionin me firmë e vulë”, sqaroi Brataj.

Ai shpjegoi: Në javën e parë të infektimit, nëse e keni në formë të lehtë, mund të merren vetëm paracetamol, lëngje dhe vitamina. Nëse simptomat vijojnë pas ditës së shtatë, kjo do të thotë se sëmundja po përparon, dhe duhet të bëhen disa analiza e të konsultoheni me mjekun. Nëse simptomat vijojnë pas ditës së 7-të, kjo do të thotë se sëmundja po evoluon. Dhe nëse temperatura shkon 39-40 gradë do të thotë se ka shkuar në infeksion. Në ditën e 6-7 bëj analizat, që tregojnë infeksionin dhe kuagolimin e gjakut. Në bazë të tyre, vendos mjeku. Nëse teprohet me antibiotikët, dëmtohet flora intensinale, ndërsa kortizoni duhet marrë dhe ndërprerë sipas disa rregullave të caktuara.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.