Braçe, pamje nga shtrimi i rrugëve: Zgjedhjet mbaruan, punët vazhdojnë

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka publikuar disa pamje nga shtrimi i rrugëve në zonën e Divjakës. Braçe shkruan se punët vazhdojnë edhe pse zgjedhjet kanë mbaruar.

Sipas tij, kjo rrugë që lidh fshatin me qendrën do të ndihmojë banorët e zonës për eksportin e produkteve.

“Punojmë! Po asfaltohet rruga e Bishtçukezës, nga rruga nacionale në qendër të fshatit! Zgjedhjet kanë mbaruar, punët jo, vazhdojmë. Për vota as që vlejti, shumica nuk e çmoi. Të paktën t’iu vleje për eksportin e shalqinit! Bëni shalqi të mirë dhe të kuq”, shkruan Braçe.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.