Braçe: Llafet në vakt pune kushtojnë kohë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sot për procesin e dhënies së naftës pa taksa për fermerët, duke thënë se është një proces, i cili po ecën me hapa shumë më të ngadalta sesa e kërkon nevoja e tyre.

Ish-zëvendëskryeministr përmes një postimi në facebook, ngre shqetësimin e afrimit të datës së skadimit të kontratës së punës, për personat që po merren me këtë proces.

Postimi i Braçes:

PER NAFTEN E BUJQVE PERSERI;

PO PUNOHET AKOMA,

POR JEMI SHUME SHUME MBRAPA ENDE!

Shifrat:

Ne te gjithe JUGUN jane fiks 17.825 aplikime; jane punuar 5600 nga te cilat, per 4.100 jane dhene KARTAT E NAFTES, 1.500 presin miratimin ne AZHBR;

Shifrat ne Lushnje e Divjake;

Ne Lushnje jane 6.334 aplikime dhe jane dhene 1484 karta nafte;

Ne Divjake jane 2.971 aplikime dhe jane dhene 370 karta nafte.

GOTA PO MBUSHET ME GLLENJKA!

Dy ore e gjysem dje ne TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE TE LUSHNJES,

u sterbinda se nafta eshte jetike dhe koha po iken!

Nuk di kujt i shkoi ne mendje qe tamam tani dhe duke e lidhur me DHENIEN E NAFTES, te kerkonte rregjistrin e fermave, por e pashe me syte e mi se si nje proces 3 minuta, zgjatet deri ne 12 minuta per çdo bujk;

Por edhe per çdo punonjes;

DITA AQ ORE KA!

Kjo pune po behet me punetore te marre me kontrate e per vetem 26 mije leke ne muaj!!!!!!!!!

Kontrata mbaron ne 31 maj dhe ne do jemi ne pike te hallit nese ata nuk vijojne punen!

Kush po merret me panair perseri e perseri, propagande perseri e perseri, duhet te kujtoje se bujqit kane nevoje per gjera konkrete!

LLAFET NE VAKT PUNE KUSHTOJNE KOHE, PRODHIM, TE ARDHURA!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.