Braçe fton industrinë e turizmit: Blini qepën shqiptare

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe fton industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat të furnizohen me produktet e Divjakës dhe Lushnjës, duke marrë si shembull qepën e prodhimit shqiptar, e cila sipas tij, shitet me vlerë vetëm 27 lekë.

“Kjo është qepa jonë. Vetëm 27 lekë për kilogram, vetëm 27. Vjelim, paketojmë e shesim çdo ditë. E di e di që e blini me 50-60 lekë në Tiranë e qytetet tuaja. Një lutje kam, veçanërisht për gjithë industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat, furnizohuni, blini drejtpërdrejt në Divjakë e Lushnjë, kurseni nga 70-100% të vlerës, shpenzimeve tuaja për çdo furnizim”, thekson ai.

Po ashtu, Braçe shton se “bëjeni llogarinë vetë. Vetëm nga qepa për një kilogram, kurseni 13-15 lekë. Prodhimi ynë është vetëm 1 orë larg”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.