Botohet në Fletoren Zyrtare/ Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e patentave.

Marrëveshja mes dy vendeve është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Pakti u nënshkrua në 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Pas kërkesës “live” që Edi Rama i bëri ministrit të Jashtëm italian Di Maio, në emër të qeverisë shqiptare, kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare në Tiranë, e njëjta gjë pritet edhe në Itali, për të lehtësuar jetën e shqiptarëve përtej Adriatikut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.