BMW-ja ‘hyn’ në gjykatë, plagoset roja

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Peshkopi. Burime nga policia bëjnë të ditur se F.S.,  duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur mbetur i lënduar lehtë G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Dibër/informacion paraprak

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.