Bizneset në Vlorë, takim me shefin e Komisariatit: Po na detyroni…

Përfaqësuesit e bizneseve përgjatë Lungomares në Vlorë ishin sërish sot në komisariatin e policisë Vlorë.

Ata kanë patur një takim me shefin e komisariatit Vlorë, me kërkesë të këtij të fundit, ku kanë biseduar për orarin e muzikës.
Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë sqaron detaje rreth takimit teksa shprehet se do të qendrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre që muzika të lejohet deri në ora 24:00 të mbrëmjes teksa edhe orari i mbylljes së restoranteve dhe bareve të jetë njësoj me shtetet e tjera deri në orët e para të mëngjesit.

“U diskutua për moderimin e muzikës. Kërkojmë që të shtyhet në orën 12 të natës muzika dhe shtyrja e orës së punës deri në 2 të mëngjesit, akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Na kanë dhëna shpresa se shumë shpejt do të ndodhë. Ne e ndjejmë shumë të nevojshme sidomos këtë periudhë plot me turista. Duke parë që vendet e rajonit, Mali Zi, Kosova, Greqia, Turqia, ne kërkojmë që të mos na ikë ky fluks turistësh. Mos të detyrohemi t’i bëjmë ftesën turistëve mos ejani në Vlorë, por shkoni në Prishtinë, sepse atje i keni të gjitha kushtet. Sot jemi thirrur nga shefi i Komisariatit për të diskutuar këtë çështje. Ramë dakord që të gjithë se nuk jemi për zhurmë, por për të bërë biznes. Nuk ka vetëm turistë për restorante apo për të shijuar valët e detit siç tha Kryeministri. Ne jemi gati edhe për të vënë një sfond me valët e detit, por vetëm të lejohemi të punojmë. Në orën 12 për ne është kulmi i orarit”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.