Biseda sekrete! Basha “demaskon” live Berishën

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar sonte bisedat që ka zhvilluar me Sali Berishën pas vendimit të SHBA për ta shpallur këtë të fundit “non grata”.

“Berisha ma ka thënë në sy që, para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët”, tregoi Basha.

“Se çfarë di unë, dhe që kam vendosur të mos pështyj mbi Berishën për bashkëpunimin 16-vjeçar, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Askush nuk i ka mbajtur marrëdhëniet me ndërkombëtarët më mirë se unë në PD. PD u përça jo për shkakun tim.

Por më lini të them hapur se Berisha ma ka thënë në sy që, para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët. Ndërsa unë i thashë që ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia”, tha Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.